LAJME
“E mundëm Goliathin”, demokrati James Talarico mposht Trump dhe Musk në Teksas, fitore historike pas 38 viteshTrump: Lufta me Iranin na kushtoi vota për shkak të çmimeve të karburantit“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditës“E mundëm Goliathin”, demokrati James Talarico mposht Trump dhe Musk në Teksas, fitore historike pas 38 viteshTrump: Lufta me Iranin na kushtoi vota për shkak të çmimeve të karburantit“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditës
Lajmi ditës

Pastrohet deponia në fshatin Tearcë pas shumë vitesh, Daut Memishi: Po i japim hapësirës një pamje të re (VIDEO)

Pastrohet deponia në fshatin Tearcë pas shumë vitesh, Daut Memishi: Po i japim hapësirës një pamje të re (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se ka nisur aksioni për pastrimin e deponisë në fshatin Tearcë, e cila sipas tij, për shumë vite kishte mbetur e papastruar dhe e mbuluar nga mbeturinat.
Memishi theksoi se me këtë ndërhyrje po i jepet një pamje krejtësisht e re kësaj hapësire, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për banorët.
“Pas shumë vitesh, deponia në fshatin Tearcë po pastrohet nga mbeturinat e grumbulluara, duke i dhënë kësaj hapësire një pamje krejtësisht të re. Me këtë aksion po kontribuojmë drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët. Tearca e pastër është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Memishi.
Aksioni është pjesë e angazhimeve të Komunës së Tearcës për përmirësimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në të gjitha vendbanimet e komunës.

https://www.facebook.com/share/r/1FoG4CT6WX

Ndaj / Сподели