Lajmi ditës

Izraeli sulmon Teheranin: 80 avionë luftarakë godasin objektivat ushtarake në Iran

Izraeli sulmon Teheranin: 80 avionë luftarakë godasin objektivat ushtarake në Iran

Ushtria izraelite njoftoi se ka vazhduar bombardimin e Teheranit, duke përdorur 80 avionë luftarakë. Në një deklaratë të lëshuar përpara sulmeve, ushtria izraelite bëri të ditur se objektivat e saj ishin “bazat ushtarake iraniane, rampat e lëshimit të raketave dhe objektiva të tjerë në Teheran dhe në Iranin qendror”.

​Më herët, nga Irani mbërritën lajme se sulme të rënda ajrore janë kryer në afërsi të qytetit Ekbatan dhe aeroportit Mehrabad në Teheran. Gjithashtu u bë e ditur se objektiv i sulmeve ajrore ishte edhe bashkia e Distriktit 16 në Naziabad.

​Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë deklaruan se Rusia po i ofron Iranit informacione mbi përcaktimin e objektivave për sulme ndaj trupave amerikane dhe mjeteve ushtarake në Lindjen e Mesme.

Ndaj / Сподели

Lini nje koment