Lajmi ditës

Arkin Jahiji: Ne jemi fitues të zgjedhjeve në Bërvenicë

Arkin Jahiji: Ne jemi fitues të zgjedhjeve në Bërvenicë

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka deklaruar se pret të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve në terren e bën atë të sigurt në fitoren e tij.

I ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Jahiji u pyet se cilin kandidat do ta mbështesë në raundin e dytë, në rast se nuk arrin të fitojë në raundin e parë. Ai nuk dha një përgjigje për këtë mundësi, por u shpreh i bindur se do të jetë kryetari i ardhshëm i Bërvenicës.“Ne jemi fitues të kësaj gare. Ne jemi kryetari i ardhshëm i Komunës së Bërvenicës. Kjo shihet çdo ditë në terren dhe nga mbështetja e qytetarëve, kjo është e padiskutueshme. Ne jemi fitues. Ne presim mbështetje, nga qytetarët në mënyrë që të mund të udhëheqim komunën dhe të realizojmë plan-programin tonë. Ta kthejmë komunën në një komunë të përgjegjshme, e cila punon për vendin, punon për fëmijët dhe familjet”, deklaroi Jahiji. /SHENJA/

Ndaj / Сподели