LAJME
Huthët godasin objekte të naftës në Arabinë SauditeMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatatHuthët godasin objekte të naftës në Arabinë SauditeMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatat
Lajmi ditës

Arrestohen shoferi i autobusit dhe një pasagjer në Tetovë, gjenden 34.965 euro të padeklaruara – shoferi është nga një fshat i Tearcës

Arrestohen shoferi i autobusit dhe një pasagjer në Tetovë, gjenden 34.965 euro të padeklaruara – shoferi është nga një fshat i Tearcës

Sot (24.05.2026), zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion, në zonën e SPB Tetovë, ndaluan një autobus të tipit “Mercedes”, në pronësi të një agjencie turistike, i drejtuar nga R.F. (37) nga fshati Dobrosht i Tetovës, i cili po qarkullonte në linjën Gjermani–Maqedoni.
Gjatë kontrollit të autobusit, në rimorkio u gjetën disa bidonë për të cilët shoferi nuk posedonte dokumentacion dhe leje për transport.
Ndërkaq, gjatë kontrollit të njërit prej pasagjerëve, F.I. (20) nga Tearca e Tetovës, u gjetën pesë zarfe me prerje të ndryshme parash, me vlerë totale prej 34.965 eurosh. Sipas policisë, ai i kishte futur paratë përmes Pikës Kufitare Tabanoc pa i deklaruar dhe pa poseduar dokumente që dëshmonin pronësinë dhe origjinën e tyre.
Të dy personat janë privuar nga liria për veprën penale “kontrabandë”, sipas nenit 278 të Kodit Penal, si dhe për shkelje të nenit 29 të Ligjit për Operacionet Devizore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Ndaj / Сподели