LAJME
Rama i përmendi tetovarët me fjalor përçarës, Denion Meidani i del në krahë, ja çfarë thotëIncident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda truporeAhmeti: Themeluesit e UÇK-së dhe BDI-së po u lënë vend të rinjve, unë do t’u bashkohem veteranëveCNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteveNis ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, një arterie jetike për lidhjen me KosovënSPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast”Ndërron jetë Nexhmedin “Qebapi”, njeriu i urt dhe i respektuar në ShkupArrestohen dy persona nga rrethina e Shkupit, në veturë u gjetën pushkë gjuetieRama i përmendi tetovarët me fjalor përçarës, Denion Meidani i del në krahë, ja çfarë thotëIncident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda truporeAhmeti: Themeluesit e UÇK-së dhe BDI-së po u lënë vend të rinjve, unë do t’u bashkohem veteranëveCNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteveNis ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, një arterie jetike për lidhjen me KosovënSPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast”Ndërron jetë Nexhmedin “Qebapi”, njeriu i urt dhe i respektuar në ShkupArrestohen dy persona nga rrethina e Shkupit, në veturë u gjetën pushkë gjuetie
Kronika e zezë

Tronditet Gostivari, dyshohet se djali ka mbytur babain e tij, ja si tentoj ta inskenoj ngjarjen

Tronditet Gostivari, dyshohet se djali ka mbytur babain e tij, ja si tentoj ta inskenoj ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një 34-vjeçar me iniciale M.D. është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë babanë e tij në shtëpinë familjare.

​Sipas informacioneve zyrtare, më datë 31.03.2026, rreth orës 01:30 pas mesnate, një person raportoi në polici dyshimet për vrasjen e një anëtari të familjes. Me të arritur në vendngjarje, policia gjeti trupin e pajetë të K.D. (63), i cili kishte lëndime të dukshme dhe gjurmë dhune në pjesën e kokës.

I dyshuari (djali i viktimës) u arrestua menjëherë nga policia rreth orës 01:50. Në deklaratën e tij fillestare, ai ka pretenduar se babai i tij kishte vdekur një ditë më parë (rreth orës 14:50) si pasojë e një rrëzimi në banjë, por ai nuk e kishte raportuar rastin te autoritetet.

​Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe aktualisht po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të ngrihet padi penale përkatëse.

Ndaj / Сподели