Në stacionin policor në Tetovë janë sjellë tre persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhet me prodhimin dhe lëshimin e paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike.Bëhet fjalë për N.Ç. (33) nga Shkupi, si dhe dy persona nga Prishtina, A.L. (21) dhe A.V. (25).Të tre janë privuar nga liria më 29 shtator, nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Rogaçevë“, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Lajmi ditës
Tre persona të arrestuara në Tetovë për dyshime për trafikim droge
