LAJME
KSHZ refuzon kundërshtimin e VMRO-së për vendvotimin në ÇellopekVMRO kërkon prishjen e një vendvotimi në Çellopek, ja detajet!Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në BullgariNdryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreErjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçaritNetanyahu: Një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta shkatërronte Izraelin nga brendaKSHZ refuzon kundërshtimin e VMRO-së për vendvotimin në ÇellopekVMRO kërkon prishjen e një vendvotimi në Çellopek, ja detajet!Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në BullgariNdryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreErjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçaritNetanyahu: Një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta shkatërronte Izraelin nga brenda
Lajmi ditës

Zilja nuk ra në 4 shkolla të Strugës! Migrimi e bën të veten

Zilja nuk ra në 4 shkolla të Strugës! Migrimi e bën të veten

Dikur, më 1 shtator, zërat e fëmijëve mbushnin oborret e shkollave. Sot, në katër fshatra të Strugës, ato zëra do të mungojnë përgjithmonë. Shkollat në Poumi, Zhepini, Bogoica dhe Nerezi mbyllin dyert, si pasojë e numrit gjithnjë e më të vogël të nxënësve.

Kjo është edhe një tjetër dëshmi e një realiteti që prej vitesh po zbraz fshatrat, të goditura nga migrimi dhe rënia e numrit të fëmijëve.
Nxënësit e paktë që deri dje mësonin në këto shkolla, nga sot do të duhet të vazhdojnë mësimin në shkollat e fshatrave përreth.

“Ndodhemi në Shkollën ‘Rexhep Fejza’ në fshatin Zhepin të Komunës së Strugës, sot jemi 1 shtator dhe në këtë shkollë dera nuk u hap pasi nxënësit nuk u paraqitën sepse kjo shkollë u mbyll nga ana e Ministrisë së Arsimit për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Zilja në këtë shkollë sot nuk ra, banorët dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle ndjehen të dëshpëruar sepse pas kaq shumë vitesh nuk ka asnjë zhurmë dhe nuk shihet asnjë fëmijë në oborrin e saj”, raporton Salije Sadiku, gazetare e TV21.

Ndaj / Сподели