Në orët e vona të mbrëmjes, “Mali i Thatë”, siç njihet nga banorët. është përfshirë nga zjarri. Zjarri është vërejtur në pjesën malore që shtrihet mbi fshatrat e Komunës së Zhelinës, në fshatin Kopanicë, ndërsa flakët dhe tymi janë parë nga disa pjesë të Pollogut. Për momentin nuk dihet sipërfaqja e përfshirë nga zjarri, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për shkakun e tij. “Mali i Thatë” është një nga masivet malore që rrethon Luginën e Pollogut dhe shtrihet në pjesën lindore të saj. Pritet që gjatë orëve në vijim të ketë më shumë informacione për situatën dhe për ndërhyrjen eventuale të ekipeve të zjarrfikësve.
Lajmi ditës
Zjarr në “Malin e Thatë” mbi fshatin Kopanicë
