Lajmi ditës

“Paralelja shqipe”, Darko Kostovski drejtuar BDI-së: Buteli nuk do të jetë poligon për politika etnike

“Paralelja shqipe”, Darko Kostovski drejtuar BDI-së: Buteli nuk do të jetë poligon për politika etnike

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar ndaj, siç shprehet ai, kritikave të ashpra nga udhëheqësia e BDI-së gjatë ditëve të fundit, lidhur me regjistrimin e nxënësve në shkollat fillore të komunës.


Kostovski, në një postim në rrjetet sociale, thekson se, në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor dhe rajonizimin e përcaktuar, nxënësit regjistrohen sipas zonës së shkollës fillore. Sipas tij, nga Komuna e Butelit kërkohet të veprojë në kundërshtim me këto rregulla, përkatësisht që në shkollat e komunës të pranohen fëmijë nga komuna të tjera.


„Buteli nuk është dhe nuk do të jetë poligon për politika etnike!“, ka deklaruar Kostovski, duke akuzuar BDI-në se një çështje administrative dhe ligjore po përpiqet ta shndërrojë në çështje etnike.


Kryetari i komunës thotë se është veçanërisht e papranueshme që, siç thekson ai, fëmijët të përdoren në përplasjet politike dhe të krijohen tensione etnike.

Ndaj / Сподели