Elvis Kosova është arrestuar nga policia e shtetit për armëmbajtje pa leje në zonën e Palasës në resortin Green Cost. Kosova është vënë në pranga mesditën e kësaj të diele pasi u kap me një armë zjarri tip pistoletë. 40 vjeccari nuk është një emër i panjohur për policinë. Para një viti në garazhdin e tij, iu vu një sasi lënde eksplozive ndërkohë që rreth dy vite më parë ai u vu në pranga sepse së bashku me një shtetas turk nëpërmjet një skeme mashtrimi tentoi të përvetësojë një Audi me vlerë 200 mijië euro të një shtetasi gjerman. Elvis Kosova njihet dhe si një person i cili organizon gara të paligjshme me makina si një fans i mjeteve të shtrenjta.
Lajmi ditës
Arrestohet në Palasë, Elvis Kosova u kap me pistoletë
