LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

Nisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtator

Nisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtator

Sot ka nisur lëshimi i troftës së Ohrit në Liqenin e Ohrit, në kuadër të procesit të ripopullimit të liqenit. Në total, gjatë këtij viti parashihet që në Liqenin e Ohrit të lëshohen rreth 1.6 milionë trofta.Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në aktivitetin e sotëm, së bashku me përfaqësues të Entit Hidrobiologjik të Ohrit dhe Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë.Faza e parë e procesit ka nisur sot dhe do të zgjasë rreth 5 deri në 6 ditë. Gjatë kësaj faze do të lëshohen 100 mijë trofta, të prodhuara nga shumimi artificial i vitit 2025. Troftat kanë një peshë mesatare prej rreth 16 gramësh.Lëshimi po realizohet në disa lokalitete përgjatë Liqenit të Ohrit – Tërpejcë, Peshtan, Radozhdë, Kalishtë, Ohër dhe Strugë. Këto janë lokalitetet nga të cilat gjatë vitit 2025 janë marrë individët riprodhues nga popullata natyrore e liqenit, duke siguruar materialin riprodhues për shumimin artificial.Faza e dytë do të nisë në shtator dhe do të zgjasë rreth tri javë. Gjatë kësaj periudhe, në liqen do të lëshohen edhe rreth 1.5 milionë trofta të tjera, të prodhuara në Entin Hidrobiologjik të Ohrit nga shumimi artificial i vitit 2026.“100 mijë trofta lëshohen në këtë fazë, ndërsa në shtator vazhdojmë me rreth 1.5 milionë të tjera. Në total, rreth 1.6 milionë trofta të Ohrit do t’i shtohen liqenit. Pas këtij procesi ka shumë punë dhe përkushtim gjatë gjithë vitit. Trofta e Ohrit është pasuri që duhet ta ruajmë dhe ta shtojmë”, deklaroi Hoxha.I gjithë procesi realizohet nga Enti Hidrobiologjik i Ohrit, në përputhje me marrëveshjen me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa zhvillohet nën mbikëqyrjen e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ndaj / Сподели