Më 13.08.2026 në ora 15:40, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin S.I. (25) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprat penale „rrezikim i sigurisë“ dhe „përndjekje“. Ai është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij jashtëmartesore 20-vjeçare nga Tetova se për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë fizike dhe i ka drejtuar kërcënime për jetën. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Lajmi ditës
Arrestohet 25-vjeçari në Tetovë, dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me jetë ish-partneren
