LAJME
EDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor JanushevitEDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor Janushevit
Lajmi ditës

Tragjedi e rëndë në Maqedoni: Humb jetën një vajzë 19-vjeçare, bashkëudhëtare në motoçikletë

Tragjedi e rëndë në Maqedoni: Humb jetën një vajzë 19-vjeçare, bashkëudhëtare në motoçikletë

Mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën magjistrale Strumicë – Pikë Kufitare Novo Sellë, në afërsi të fshatit Turnovë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture “Seat Leon” me targa të Strumicës dhe një motoçiklete pa targa.
Si pasojë e aksidentit, në vendngjarje ka humbur jetën 19-vjeçarja K.J., e cila ishte pasagjere në motoçikletë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i motoçikletës, A.D. (19) nga fshati Illovicë.
Policia njofton se shoferi i veturës, S.B. (29) nga Strumica, pas testimit rezultoi me 1.75 promilë alkool në gjak dhe është privuar nga liria. Gjithashtu, është konstatuar se motoçikleta ishte e paregjistruar, ndërsa drejtuesi i saj nuk posedonte leje për drejtim të mjetit motorik.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Ndaj / Сподели