TELEGRAM NGUSHLLIMI
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Lirim Hajredinit, Drejtorit Operativ të Televizionit Alsat-M.
Lirimi ishte për 16 vite pjesë e familjes së Alsat-M, ku me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi dha kontribut të çmuar në zhvillimin e kësaj shtëpie mediatike.
Në këto momente të dhimbshme, portali mediatik Tema.mk u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajredini, të afërmve, miqve, kolegëve dhe gjithë stafit të Alsat-M.
Zoti e mëshiroftë të ndjerin, ndërsa familjes i dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
Tema.mk
