LAJME
Taravari: Artan Grubi ka avancuar qindra shqiptarë!Kasami dhe Memishi dominojnë Pollogun sa i përket transparencës në komunat që udhëheqin, ja rënditja e Tetovës dhe Tearcës!Ziadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për BërvenicënKaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikëHati i TikTokut ‘del’në dosjen e Ergys Agasit, raportohet se është inçizuar duke dalur nga zyra e tij?!Dolën me radar në rrugë, policisë i prishet vetura në Xhepçisht – Karroteci e largon nga vendi!Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftësPromovohet kandidatura e Arkin Jahijit për Bërvenicën, në fotografi edhe fëmijë të mitur në tubim!Taravari: Artan Grubi ka avancuar qindra shqiptarë!Kasami dhe Memishi dominojnë Pollogun sa i përket transparencës në komunat që udhëheqin, ja rënditja e Tetovës dhe Tearcës!Ziadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për BërvenicënKaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikëHati i TikTokut ‘del’në dosjen e Ergys Agasit, raportohet se është inçizuar duke dalur nga zyra e tij?!Dolën me radar në rrugë, policisë i prishet vetura në Xhepçisht – Karroteci e largon nga vendi!Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftësPromovohet kandidatura e Arkin Jahijit për Bërvenicën, në fotografi edhe fëmijë të mitur në tubim!
Lajmi ditës

Çështja e emrave të rrugëve në Tetovë drejt zgjidhjes, Albi Qamili: Miratuam edhe 145 emra të rinj!

Çështja e emrave të rrugëve në Tetovë drejt zgjidhjes, Albi Qamili: Miratuam edhe 145 emra të rinj!

Çështja shumëvjeçare e emrave të rrugëve në Tetovë po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare. Grupi i Punës për Riemërtimin e Rrugëve në Tetovë ka miratuar edhe një listë të re me 145 emra për rrugët dhe sheshet e qytetit.Në mbledhjen e radhës të Grupit të Punës, të kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, është miratuar edhe Plani i Veprimit dhe dinamika e punës, me qëllim që procesi të përmbyllet sa më shpejt.“Miratuam një tjetër listë me 145 emra të rinj për rrugët dhe sheshet e Tetovës. Gjithashtu miratuam Planin e Veprimit dhe dinamikën e punës, me qëllim që kjo çështje të finalizohet sa më shpejt”, deklaroi Qamili.Sipas tij, emrat e rinj reflektojnë realitetin dhe historinë e Tetovës, si dhe bashkësitë etnike që jetojnë në qytet.Qamili theksoi se puna do të vijojë me përkushtim për zgjidhjen e problemit të emrave të rrugëve, duke paralajmëruar se procesi së shpejti pritet të përmbyllet me një zgjidhje të plotë, gjithëpërfshirëse dhe institucionalisht të qëndrueshme.“Vazhdojmë punën me përkushtim për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me emrat e rrugëve. Shumë shpejt do ta përmbyllim këtë proces me zgjidhje të plotë, gjithëpërfshirëse dhe institucionalisht të qëndrueshme”, u shpreh Qamili.Zgjidhja e çështjes së emrave të rrugëve pritet të sjellë edhe një pasqyrim më të plotë të historisë, identitetit dhe realitetit të Tetovës, duke i dhënë fund një prej çështjeve të pazgjidhura prej vitesh në qytet. Emrat jugosllavë, të trashëguar nga qeverisjet e kaluara, përfundimisht shkojnë në histori.

Ndaj / Сподели