LAJME
Afrim Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, do të mbahen më 18 tetorSulm në parkingun pranë spitalit të Tetovës, policia në kërkim të dy të dyshuarveMojtaba Khamenei në shtratin e vdekjes, lideri suprem në gjendje të rëndë shëndetësore?Mevlan Ademi: Pas dy vitesh rikthejmë kërkesën për provimet shtetërore në shqipZelensky do të vizitojë Serbinë gjatë kësaj javeÇmimi i arit me rritjen më të madhe që nga janari, ja sa kushton!Tragjedi/ Vdesin 3 mërgimtar shqiptar në aksident trafiku, ishin duke u kthyer për në GjermaniFalë intervenimit të shpejtë dhe profesional të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tearcë, është parandaluar djegia e një shtëpie në fshatin NerashtAfrim Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, do të mbahen më 18 tetorSulm në parkingun pranë spitalit të Tetovës, policia në kërkim të dy të dyshuarveMojtaba Khamenei në shtratin e vdekjes, lideri suprem në gjendje të rëndë shëndetësore?Mevlan Ademi: Pas dy vitesh rikthejmë kërkesën për provimet shtetërore në shqipZelensky do të vizitojë Serbinë gjatë kësaj javeÇmimi i arit me rritjen më të madhe që nga janari, ja sa kushton!Tragjedi/ Vdesin 3 mërgimtar shqiptar në aksident trafiku, ishin duke u kthyer për në GjermaniFalë intervenimit të shpejtë dhe profesional të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tearcë, është parandaluar djegia e një shtëpie në fshatin Nerasht
Lajmi ditës

Zelensky do të vizitojë Serbinë gjatë kësaj jave

Zelensky do të vizitojë Serbinë gjatë kësaj jave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Beograd më 8 gusht, njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ende nuk ka detaje për vizitën në Beograd, por dy presidentët u takuan për herë të fundit në mes të korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore.

Vuçiq gjatë qëndrimit në kryeqytetin ukrainas konfirmoi se ishte i vetmi pjesëmarrës në samit që nuk e kishte nënshkruar deklaratën e përbashkët për vazhdimin e mbështetjes politike, ushtarake, financiare dhe të sigurisë për Ukrainën, si dhe për forcimin e presionit ndaj Rusisë.
Në këtë dokument, ndër të tjera, Rusia akuzohet për agresion të paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës dhe i bëhet thirrje që menjëherë t’i japë fund luftës, si dhe të tërheqë plotësisht dhe pa kushte trupat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës.

Serbia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, që nisi më 2022, por refuzon t’u bashkohet sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës.

Edhe pse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia për gati pesë vjet nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues.

Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit në negociatat për anëtarësim filloi lufta në Ukrainë, ndërsa Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Në atë kohë, kjo ishte arsyeja kryesore për ngecjen e negociatave të anëtarësimit, teksa ndërkohë Beogradi ka pasur përkeqësim edhe në fushën e sundimit të ligjit.

Ndaj / Сподели