Lajmi ditës

Aksident i rëndë – Treni përplas për vdekje një nënë dhe fëmijën e saj

Aksident i rëndë – Treni përplas për vdekje një nënë dhe fëmijën e saj

Një nënë dhe fëmija i saj humbën jetën mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në Serbi, pasi një tren u përplas me automjetin në të cilin ndodheshin, raportoi portali serb N1. Sipas informacioneve, aksidenti ndodhi në rrugën Laliq – Odzhaci.

Në automjet ndodheshin një grua 27-vjeçare dhe një fëmijë trevjeçar, raportojnë jozyrtarisht mediat serbe.

Për shkak të aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit, trafiku në këtë segment rrugor u ndërpre.

Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e urgjencës ndërhynë në vendin e ngjarjes.

Ndaj / Сподели