Lajmi ditës

​Bastisje në Ohër, gjenden armë dhe municione, arrestohet një person

​Bastisje në Ohër, gjenden armë dhe municione, arrestohet një person

​Më 17.06.2026 në orën 12:00, zyrtarë policorë nga policia kriminalistike pranë SPB Ohër kanë privuar nga liria personin D.A.(37) nga Ohri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një revole, dy pushkë, tri bomba dore, 22 plumbа të kalibrave të ndryshëm dhe dy qese najloni me barut, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal – “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.

Ndaj / Сподели