Lajmi ditës

Sot pa energji elektrike pjesë të Tetovës dhe Tearcës

Sot pa energji elektrike pjesë të Tetovës dhe Tearcës

Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot, të martën, më 28 korrik 2026, disa pjesë të Tetovës dhe Tearcës do të mbeten pa energji elektrike, njoftojnë nga EVN-ja.

Sipas orarit të publikuar, ndërprerjet janë planifikuar në këto lokacione dhe orare:

  1. TETOVË – nga ora 09:00 deri në orën 14:00

Lokacioni: Objektet që ndodhen përgjatë rrugës për te Banja

  1. TEARCË – nga ora 09:30 deri në orën 14:00

Lokacioni: Një pjesë e fshatit Otushishtë.

  1. TETOVË – nga ora 09:30 deri në orën 14:00

Lokacioni: Objektet që ndodhen në lagjen Dereboj, në afërsi të Qendrës Energjetike të Konsumatorëve – Tetovë.

  1. TEARCË – nga ora 09:30 deri në orën 14:00

Lokacioni: Një pjesë e fshatit Tearcë.

Nga kompania u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve në këto zona që të ndërmarrin masat e nevojshme dhe ta përshtatin punën e tyre gjatë periudhës së paralajmëruar.

Ndaj / Сподели