Më 24 korrik 2026, zyrtarët policorë të Njësisë për Tregti të Paligjshme dhe Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të B.N. (25) nga Haraçina e Shkupit.
Gjatë kontrollit janë gjetur mbi dy kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës.
B.N. është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, me procedurë urgjente.
Kronika e zezë
Kontroll në Haraçinë të Shkupit, arrestohet një 25-vjeçar – i gjenden mbi dy kilogramë mar’ihuanë
