Lajmi ditës

Pasagjeri sulmon shoferin e minibusit dhe i thyen xhamin në Tetovë

Pasagjeri sulmon shoferin e minibusit dhe i thyen xhamin në Tetovë

Një incident është regjistruar në rrugën “Ilinden” në Tetovë.

Sipas policisë, S.R. (58) nga Republika e Shqipërisë, shofer i një minibusi, ka raportuar se rreth orës 17:00 është sulmuar fizikisht nga një pasagjer, M.K., po ashtu nga Shqipëria.

Pas debatit, pasagjeri ka dalë nga automjeti dhe me një send të fortë ka dëmtuar xhamin e përparmë dhe pasqyrën e minibusit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
Tetova1

Ndaj / Сподели