Lajmi ditës

EKSKLUZIVE: Për herë të dytë brenda pak muajsh, kapet me marihuanë djali i një ish-funksionari të BDI-së në Komunën e Tearcës!

EKSKLUZIVE: Për herë të dytë brenda pak muajsh, kapet me marihuanë djali i një ish-funksionari të BDI-së në Komunën e Tearcës!

Burime të Tema.mk bëjnë të ditur se për herë të dytë brenda pak muajsh është kapur me marihuanë djali i një ish-funksionari të BDI-së në Komunën e Tearcës. Sipas informacioneve që ka siguruar ekskluzivisht Tema.mk, i riu është ndaluar nga organet kompetente pas gjetjes së marihuanës, ndërsa ndaj tij po zhvillohen procedurat e parapara me ligj.

Gjatë kontrolleve të mesnatës, policia arrestoi V.SH. (23) nga Kumanova, me banim në Leshkë, pasi tek ai u gjet dhe sekuestrua marihuanë“, thuhet në reagimin e policisë.

Redaksia e Tema.mk e njeh identitetin e ish-funksionarit, mirëpo nuj do ta publikojë emrin e tij në këtë fazë, duke respektuar procesin hetimor dhe deri në përfundimin e hetimeve nga organet kompetente.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore që djali i ish-funksionarit përballet me arrestim për posedim të marihuanës. Pritet që organet hetimore të dalin me më shumë detaje lidhur me rastin./Tema.mk/

Ndaj / Сподели