LAJME
E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendinPeter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehuraHoxha: Me Ali Ahmetin jam bashkuar për të mirën e shqiptarëve!“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Ziberi i përgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit në Kadastër janë pranuar 8 shqiptarë, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e BDI-së!Gjendet armë në një shkollë të mesme në Tetovë, këto janë detajet?!Përleshje masive në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë – pesë të ndaluar!E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendinPeter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehuraHoxha: Me Ali Ahmetin jam bashkuar për të mirën e shqiptarëve!“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Ziberi i përgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit në Kadastër janë pranuar 8 shqiptarë, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e BDI-së!Gjendet armë në një shkollë të mesme në Tetovë, këto janë detajet?!Përleshje masive në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë – pesë të ndaluar!
Lajmi ditës

Tre të vdekur dhe 13 të plagosur nga një garë ilegale në Sofje të Bullgarisë

Tre të vdekur dhe 13 të plagosur nga një garë ilegale në Sofje të Bullgarisë

Tre persona humbën jetën dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në lagjen Çelopeçene të Sofjes, pasi një automjet që dyshohet se po merrte pjesë në një garë ilegale rrugore me shpejtësi mbi 150 kilometra në orë u përplas me autobusin e linjës urbane 119, duke e përmbysur atë.
Sipas Prokurorisë bullgare, dy shoferët që dyshohet se po garonin në rrugë konsiderohen përgjegjës të drejtpërdrejtë për tragjedinë.
Mes viktimave janë dy pasagjerë të autobusit, 27 dhe 31 vjeç. Njëri humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Më vonë vdiq edhe një burrë i tretë, i cili ishte shtruar në spitalin “Shën Ana”.
Të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda në kokë, fraktura dhe trauma të shumta, ndërsa disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Në vendngjarje u angazhuan dhjetë ekipe të ndihmës së shpejtë, të cilat transportuan të lënduarit në disa spitale të Sofjes.
Zëvendësprokurori i qytetit të Sofjes, Angel Kanev, deklaroi se provat e deritanishme tregojnë se bëhej fjalë për një garë të improvizuar mes dy automjeteve. Sipas tij, makina që goditi autobusin e përplasi atë anash me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë, duke bërë që autobusi të përmbysej në një kanal kullues pranë rrugës.
Hetuesit kanë konstatuar se në vendin e aksidentit pothuajse nuk ka gjurmë frenimi, çka sipas tyre tregon se automjeti po lëvizte me shpejtësi ekstreme pak çaste para përplasjes.

Ndaj / Сподели