LAJME
Nisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit të Kryeqytetit”Nisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit të Kryeqytetit”
Lajmi ditës

“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptar

“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptar

Vizita e ambasadorit të Austrisë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit është bërë objekt raportimi në një pjesë të mediave maqedonase, jo për temat e diskutimit, por për praninë e flamurit shqiptar në zyrën e ministrit të ri, Sedat Sulejmani, shkruan Tema.mk.


Gjatë takimit të zhvilluar dje mes ministrit Sulejmani dhe ambasadorit austriak, në zyrë, krahas simboleve zyrtare, shihej edhe flamuri shqiptar. Kjo u pasqyrua gjerësisht nga disa media në gjuhën maqedonase, të cilat e trajtuan këtë si një çështje “problematike”, duke i kushtuar vëmendje të veçantë pranisë së flamurit në ambientet e ministrisë.


Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës dhe Turizmit nuk ka reaguar lidhur me raportimet, ndërsa takimi me ambasadorin austriak ishte njoftuar si një vizitë pune, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe projekteve të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë./Tema.mk/

Ndaj / Сподели