Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në kuadër të hetimeve për rastin “Arkitekti i Kryeqytetit”.Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, ka bërë të ditur se intervistimi i Ramës është zhvilluar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.“Personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që Prokuroria është duke i zhvilluar në rastin penal ‘Arkitekti i Kryeqytetit’, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, tha ajo.
Lajmi ditës
Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit të Kryeqytetit”
