LAJME
Bastisje të mëdha në Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuarKSHZ refuzon kundërshtimin e VMRO-së për vendvotimin në ÇellopekVMRO kërkon prishjen e një vendvotimi në Çellopek, ja detajet!Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në BullgariNdryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreErjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçaritBastisje të mëdha në Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuarKSHZ refuzon kundërshtimin e VMRO-së për vendvotimin në ÇellopekVMRO kërkon prishjen e një vendvotimi në Çellopek, ja detajet!Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në BullgariNdryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreErjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçarit
Lajmi ditës

Sondazhi i ri në Serbi! Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

Sondazhi i ri në Serbi! Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

Sipas një hulumtimi të ri të opinionit publik të realizuar nga organizata CRTA dhe Democracy Action Lab (DAL) e Universitetit Stanford, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, Lista Studentore do të merrte 44,9 për qind të votave, ndërsa Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit 35,7 për qind.

Mes votuesve që kanë një qëndrim të përcaktuar (rreth 70 për qind e të anketuarve), Partia Socialiste e Serbisë (SPS) do të merrte 3,8 për qind, ndërsa partitë dhe subjektet e tjera politike nuk do ta kalonin pragun zgjedhor në mënyrë të pavarur. Hulumtimi është zhvilluar nga 10 deri më 24 qershor 2026, përmes intervistave ballë për ballë, në një mostër përfaqësuese prej 2.324 qytetarësh madhorë të Serbisë, raporton nova.

Rezultatet tregojnë se protestat e nisura pas shembjes së mbulesës së një stacioni hekurudhor, edhe pas më shumë se një viti, vazhdojnë të kenë mbështetje të konsiderueshme te qytetarët.

Sipas CRTA-s, shoqëria serbe mbetet e ndarë thellë politikisht, ndërsa Lista Studentore aktualisht ka një epërsi prej rreth 9 pikë përqindjeje ndaj SNS-së.

Ndryshe, Vuçiq ka paralajmëruar se shumë shpejt do të japë dorëheqje si president dhe do të shpallen zgjedhjet e reja në Serbi.

Ndaj / Сподели