LAJME
MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madh
Lajmi ditës

Ahmeti: Rruga evropiane dhe Marrëveshja e Ohrit janë themelet e së ardhmes së vendit

Ahmeti: Rruga evropiane dhe Marrëveshja e Ohrit janë themelet e së ardhmes së vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Özlem Canel.

Siç thonë nga BDI, në qendër të takimit ishte domosdoshmëria që vendi të gjejë sa më parë rrugën për vazhdimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ahmeti theksoi se çdo vonesë e mëtejshme në procesin integrues e largon vendin nga perspektiva evropiane, dobëson institucionet dhe krijon pasiguri politike, ekonomike dhe shoqërore.

Gjatë takimit, kryetari Ahmeti ngriti shqetësimin serioz lidhur me goditjet e vazhdueshme ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjeve që garantojnë barazinë, kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e vendit.

Ai theksoi se Marrëveshja e Ohrit është themeli i paqes dhe i funksionimit demokratik të shtetit, ndërsa çdo cenim i saj prek drejtpërdrejt stabilitetin e përgjithshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike, sundimin e ligjit, sigurinë dhe sfidat me të cilat përballet rajoni.
Ahmeti nënvizoi se partnerët ndërkombëtarë duhet ta dëgjojnë qartë alarmin për zhvillimet në vend.

“Rruga evropiane dhe Marrëveshja e Ohrit janë dy shtyllat mbi të cilat qëndrojnë stabiliteti, demokracia dhe e ardhmja e vendit”, theksoi Ahmeti.

Ndaj / Сподели