LAJME
“Popull shtetformues” sipas Ramës, “20 për qind” sipas Kushtetutës!Rama sërish i provokon shqiptarët!“Presioni i brendshëm dhe mos pasja zgjidhje tjetër”, Rama “shkrin akuj” – ia zgjatë dorën VLEN-it!Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal – i ka fshehur të ardhurat nga koncertet!22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i ManastiritMenduh Thaçi: Ali Ahmeti mbetet fajtori kryesor i politikës shqiptareAli Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz: “Nëna Shqiptare”, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare!Konflikti për pronën përfundon me dhunë, vëllai dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanëLajm i keq, raportohet se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, ja DETAJET!“Popull shtetformues” sipas Ramës, “20 për qind” sipas Kushtetutës!Rama sërish i provokon shqiptarët!“Presioni i brendshëm dhe mos pasja zgjidhje tjetër”, Rama “shkrin akuj” – ia zgjatë dorën VLEN-it!Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal – i ka fshehur të ardhurat nga koncertet!22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i ManastiritMenduh Thaçi: Ali Ahmeti mbetet fajtori kryesor i politikës shqiptareAli Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz: “Nëna Shqiptare”, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare!Konflikti për pronën përfundon me dhunë, vëllai dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanëLajm i keq, raportohet se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, ja DETAJET!
Lajmi ditës

Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Ideologjitë e urrejtjes përfundojnë në bankën e historisë

Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Ideologjitë e urrejtjes përfundojnë në bankën e historisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së një ministreje të Serbisë, e cila kishte thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998. Ahmeti e cilësoi këtë deklaratë si tronditëse, çnjerëzore dhe të papranueshme, duke theksuar se ajo përbën jo vetëm fyerje për viktimat e luftës, por edhe pasqyrim të një mentaliteti të frymëzuar nga politikat kriminale të regjimit të Millosheviqit.

Sipas tij, të flasësh sot për spastrim etnik si alternativë politike, pas krimeve, masakrave dhe varrezave masive të dokumentuara në Kosovë, është dëshmi e një mendësie të rrezikshme dhe në kundërshtim me vlerat njerëzore, demokratike dhe evropiane. Ahmeti theksoi se mohimi ose glorifikimi i politikave gjenocidale nuk mund të ketë vend në shekullin XXI.

Në reagimin e tij, Ahmeti nënvizoi se historia tashmë e ka dhënë përgjigjen ndaj kësaj ideologjie. Ai rikujtoi se përballë politikave kriminale u ngrit rezistenca e popullit të Kosovës, e cila u kurorëzua me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shtuar se liria dhe e drejta triumfojnë gjithmonë mbi ideologjitë e urrejtjes.(INA)

Ndaj / Сподели