Lajmi ditës

Gjykata turke lëshon urdhër-arresti për Netanjahun

Gjykata turke lëshon urdhër-arresti për Netanjahun

Gjykata e Lartë Penale në Stamboll ka lëshuar urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në lidhje me rastin e ndërhyrjes izraelite kundër flotës humanitare “Sumud”, e cila transportonte ndihma për Gazën. Gjykata, sipas mediave turke, ka nisur edhe procedurë për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar (një “njoftim të kuq” nga Interpoli) për Netanyahu dhe të akuzuar të tjerë. Në aktakuzën përmenden vepra të rënda penale, përfshirë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, si dhe akuza për torturë, privim të paligjshëm të lirisë dhe pengim të trafikut detar.

Vendimi është marrë me qëllim që të sigurohet prania e të akuzuarve në procedurën e mëtejshme… Procedurat ligjore dhe diplomatike për njoftimin e kuq janë në vazhdim, ndërsa procesi gjyqësor vazhdon para Gjykatës së Lartë Penale në Stamboll.

Ndaj / Сподели