Elon Musk shpenzoi afro gjysmë miliardi dollarë për të ndihmuar republikanët të ruanin kontrollin e Kongresit amerikan, por zgjedhjet e 3 nëntorit përfunduan me një disfatë të rëndë për kandidatët që ai mbështeti. Vetëm tre nga 43 kandidatët republikanë për Dhomën e Përfaqësuesve, të mbështetur drejtpërdrejt nga miliarderi, kishin siguruar fitoren, sipas një analize të publikuar sot nga Reuters.Nga 43 kandidatët, 33 kishin humbur, ndërsa shtatë gara mbeteshin ende pa rezultat përfundimtar në momentin e përditësimit të të dhënave. Në Senat, gjashtë nga shtatë kandidatët republikanë të mbështetur prej tij kishin humbur, ndërsa gara e fundit, në Alaskë, vazhdonte të ishte e hapur.Musk, pronari i Tesla, SpaceX dhe platformës X, ishte donatori më i madh individual i zgjedhjeve të mesit të mandatit. Sipas të dhënave të financimit elektoral, ai kishte dhënë të paktën 445 milionë dollarë për të mbështetur republikanët, përmes komiteteve politike dhe organizatave të tjera.
Lajmi ditës
Elon Musk hodhi gati gjysmë miliardi dollarë për të shpëtuar Trumpin, por republikanët humbën
