Nga klinika Spitalore e Tetovës nuk janë të kënaqur me vendimin e marrë nga gjykata për kthimin në punë të anesteziollogut dhe vlerësojnë se në këtë rast konkret, gjykatat nuk e kanë marrë mjaftueshëm parasysh specifikën e veprimtarisë shëndetësore, mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe interesin publik, njofton TV Telma.
Anesteziologu ka pranuar fajësinë për veprat penale “Punë e pandërgjegjshme në shërbim” dhe “Incizim i paautorizuar”.
“Sa i përket kthimit eventual të punonjësit në vendin e punës, institucioni do të veprojë ekskluzivisht në përputhje me ligjin, vendimet gjyqësore dhe rregulloret në fuqi, duke pasur parasysh mbi të gjitha mbrojtjen e pacientëve, standardet profesionale dhe funksionimin normal të veprimtarisë shëndetësore. Gjithashtu, institucioni do t’i shqyrtojë të gjitha bazat ligjore dhe rrethanat relevante që lidhen me statusin e mëtejmë të marrëdhënies së punës së personit”, deklaruan nga Klinika Spitalore e Tetovës./Telma/
