Lajmi ditës

Omer Bajrami: “Dora e Bardhë” për Ramazan ka shpërndarë 12226 bukë dhe 10 ton miell për skamnorët

Omer Bajrami: “Dora e Bardhë” për Ramazan ka shpërndarë 12226 bukë dhe 10 ton miell për skamnorët

Shoqata humanitare “Dora e bardhë” edhe gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit, me ndihmën e Allahut dhe pastaj me përkrahjen e pakursyer të bamirësve, arriti të realizojë me sukses projektet e saja humanitare.

Stafi i shoqatës i falënderon përzemërsisht të gjithë ata që mundësuan realizimin e projekteve duke e lutur Allahun që t’i ruan ata dhe familjet e tyre dhe tua shtojë pasurinë dhe bereqetin.

Aktivitetet tona vazhdojnë edhe pas muajit Ramazan. Në fillimin e çdo muaji, nga një paketë ushqimore në derë të secilës familje nevojtare, e cila është e regjistruar në listën e ndihmave tona.

Sa për transparencë ndaj të gjithë atyre që kanë dhënë nga pasuria tyre për të ndihmuar nevojtarët, në këtë muaj të Ramazanit është bërë shpërndarja e gjithsej 490 pakove ushqimore, 10 ton miell si dhe 12226 bukëve.

|Dora e bardhë|

Ndaj / Сподели