Lajmi ditës

Një “Audi” godet një të mitur në rrugën e vjetër Shkup–Tetovë, fëmija dërgohet në Qendrën Klinike të Shkupit

Një “Audi” godet një të mitur në rrugën e vjetër Shkup–Tetovë, fëmija dërgohet në Qendrën Klinike të Shkupit

Më 8 korrik 2026, rreth orës 18:30, në rrugën rajonale Shkup–Tetovë, pranë fshatit Llaskarcë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë e tipit “Audi” me targa të Shkupit ka goditur një këmbësor të mitur.
Automjeti drejtohej nga A.A. (33) nga fshati Saraj i Shkupit. Si pasojë e aksidentit, i mituri nga fshati Llaskarcë ka pësuar lëndime të rënda trupore.
I lënduari është dërguar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar se bëhet fjalë për lëndime të rënda.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup, ndërsa po hetohen rrethanat e aksidentit.

Ndaj / Сподели