LAJME
Lajmi ditës

Fidan paralajmëron Izraelin: “Po kërkoni një armik të ri si Turqia? S’kemi frikë, përballjet janë specialiteti ynë!”

Fidan paralajmëron Izraelin: “Po kërkoni një armik të ri si Turqia? S’kemi frikë, përballjet janë specialiteti ynë!”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka lëshuar deklarata të ashpra kundër politikave të Izraelit, duke e cilësuar atë si një kërcënim për botën mbarë.Gjatë deklaratave të tij, Fidan theksoi disa pika kryesore:Sipas Fidan, Izraeli po kërkon një “armik të ri” për të ndryshuar imazhin e tij të dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.Ai u shpreh prerë se Turqia nuk ka ndërmend të tërhiqet apo të frikësohet nga askush, për aq kohë sa interesat e saj kombëtare dhe rajonale bien ndesh me veprimet e Izraelit. “Përballja (konfrontimi) është puna jonë, nuk kemi asnjë problem me këtë,” shtoi ai.Fidan nënvizoi se çështja e Izraelit nuk është vetëm problem i Turqisë, por i gjithë botës.Ministri deklaroi se ata [qeveria izraelite] janë kthyer në një barrë të patolerueshme për njerëzimin.Ai përfundoi duke thënë se Izraeli ka dëmtuar vetveten dhe se Netanyahu i ka shkaktuar dëmin më të madh shoqërisë së tij.

Ndaj / Сподели