Lajmi ditës

A është kthyer Fatmir Limani në BDI? Ja çfarë thotë Ali Ahmeti!

A është kthyer Fatmir Limani në BDI? Ja çfarë thotë Ali Ahmeti!

“Nuk është kthyer në BDI”, kështu u përgjigj Ali Ahmeti në Click Plus në RTV21 kur u pyet për Fatmir Limanin, që siç tha, “ai nuk u shkarkua, por u tërhoq nga VLEN-i”. Ahmeti tha për Limanin se ishte anëtarë i BDI-së, duke përmendur edhe pozitat e liderëve të VLEN-it që në të kaluarën kishin në Bashkimin Demokratik për Integrim që siç u shpreh “të gjithë kanë qenë BDI”.

“Ai nuk është shkarku, ai është tërheqë. Nuk është kthyer në BDI. Ka qenë anëtarë i BDI-së, por këta të gjithë kanë qenë anëtarë të BDI-së. Izet Mexhiti e kam pas nënkryetar, Bilall Kasami ka qenë sekretar shteti dhe kryetar dege në një komunë të Zhelinës, Afrim Gashi ka qenë fjalimshkrues i Izet Mexhitit, BDI. Krejt aty pari janë, por kjo është një temë krejt tjetër, përse ka ndodhur këto zhvillime dhe si kanë ndodhur është një histori në vete, është një marrëveshje e fshehtë maqedone se e keqja më e madhe është BDI dhe trashëgimtarët e UÇK-së”, tha Ali Ahmeti.

Ndaj / Сподели