LAJME
Lajmi ditës

Nesër pa energji elektrike disa fshatra të Tetovës dhe Tearcës, ja orari i ndërprerjeve

Nesër pa energji elektrike disa fshatra të Tetovës dhe Tearcës, ja orari i ndërprerjeve

Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (e martë, 1 korrik 2026), disa fshatra në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, njoftojnë nga Elektrodistribucioni.
Sipas orarit zyrtar, ndërprerjet do të zhvillohen si vijon:
Dobroshti – nga ora 09:00 deri në 14:00. Pa energji do të mbetet një pjesë e fshatit, përkatësisht objektet që ndodhen pranë shkollës.
Bërvenica – nga ora 09:00 deri në 14:00. Ndërprerja përfshin pjesën te hyrja e vendbanimit dhe objektet pranë Kombinatit Bujqësor-Industrial (ZIK).
Xhepçishti – nga ora 09:00 deri në 14:00. Pa energji do të mbetet një pjesë e fshatit.
Odri – nga ora 09:30 deri në 14:00. Ndërprerja do të përfshijë një pjesë të fshatit Odri.
Nga Elektrodistribucioni u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i përshtatin me kohë obligimet e tyre, të shkëpusin nga rryma pajisjet e ndjeshme elektrike dhe, nëse kanë nevoja urgjente, të sigurojnë burime alternative të furnizimit me energji gjatë kohës që ekipet do të punojnë në terren.

Ndaj / Сподели