Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen tragjike nga jeta të të riut Qëndrim nga fshati Dobrosht, i cili humbi jetën në një aksident gjatë kryerjes së detyrave të punës, shkruan Tema.mk
Në mesazhin e tij, Memishi theksoi se lajmin e ka pranuar me dhimbje dhe pikëllim të thellë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit, në emrin e tij personal dhe të të gjithë banorëve të Komunës së Tearcës. “Zoti e mëshiroftë dhe e bëftë banor të xhenetit, ndërsa familjes i dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryetarit Daut Memishi./Tema.mk
