Një fëmijë katërvjeçar ka mbetur i lënduar në një aksident që ndodhi më 25 qershor rreth orës 20:15, në trotuarin e bulevardit “Marshall Tito” në Tetovë.
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, në aksident janë përfshirë një trotinet elektrik i drejtuar nga një 14-vjeçar nga Tetova dhe një trotinet për fëmijë që drejtohej nga 4-vjeçari, i cili në ato momente ishte në shoqërinë e njërit prej prindërve.
Si pasojë e përplasjes, fëmija katërvjeçar ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
Lajmi ditës
Një 4 vjeçar në Tetovë lëndohet rëndë pasi u aksidentua me trotinet elektrik
