Lajmi ditës

37-vjeçarja gjendet e vdekur me plagë nga arma në kokë në fshatin Kopanicë, bashkëshorti në paraburgim, ja dyshimet

37-vjeçarja gjendet e vdekur me plagë nga arma në kokë në fshatin Kopanicë, bashkëshorti në paraburgim, ja dyshimet

Një prokuror publik nga Prokuroria Publike Shkup dhe ekipe të SPB Shkup, kanë kryer inspektim në fshatin Kopanicë, ku është gjetur trupi i një gruaje 37-vjeçare me plagë nga arma e zjarrit në kokë.

Nga Prokuroria njoftuan se, me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion, ndërsa paralelisht po ndërmerren edhe masa të tjera për zbardhjen e plotë të rastit.

“Pranë trupit është gjetur një pistoletë ‘Glock 19’, në pronësi të bashkëshortit të saj”, thanë nga Prokuroria.

Bashkëshorti është ndaluar menjëherë, ndërsa Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër tij për veprën penale “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose materiale shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal.

“Prokurori publik i dorëzoi gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit dhe masa e paraburgimit është pranuar nga Gjykata”, njoftoi Prokuroria.

Ndaj / Сподели