Rasti i Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje diskutimet për pozitën e gruas në shoqërinë shqiptare, presionin familjar dhe sfidat me të cilat përballen gratë brenda marrëdhënieve martesore. Rita Behadini ka ngritur shqetësimin për mentalitetin që, sipas saj, e bën martesën jo vetëm një bashkim mes dy personave, por edhe një marrëdhënie ku përfshihet e gjithë familja.Ajo ka deklaruar gjithashtu se gratë duhet të armatosen, duke e paraqitur këtë si një çështje pa alternativë tjetër. Kjo deklaratë ngre debat mbi sigurinë e grave, mbrojtjen e tyre dhe mënyrat se si ato mund të përballen me dhunën dhe kërcënimet.
“Armatosuni gra, s’ka zgjidhje tjetër. Në momentin e parë që e sheh që kërkush s’po të del Zot, armatosu dhe mbroje veten”, ka deklaruar Behadini.
