LAJME
Heshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëHeshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-së
Lajmi ditës

Viti i tragjedive, ja sa viktima ka pasur nga dhuna dhe aksidentet

Viti i tragjedive, ja sa viktima ka pasur nga dhuna dhe aksidentet

Të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) tregojnë se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 546 persona të vdekur nga shkaqe të dhunshme, një rritje prej 6.8 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Vdekjet e dhunshme vazhdojnë të mbeten një nga treguesit më shqetësues të sigurisë dhe shëndetit publik në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) tregojnë se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 546 persona të vdekur nga shkaqe të dhunshme, një rritje prej 6.8 për qind krahasuar me vitin paraprak. Pas këtyre shifrave fshihen aksidente rrugore, vetëvrasje, vrasje dhe ngjarje të tjera tragjike që jo rrallë kanë nxjerrë në pah edhe dobësi serioze të institucioneve përgjegjëse, përcjell gazeta KOHA.

Sipas statistikave, vdekjet e dhunshme përbëjnë 2.7 për qind të mortalitetit të përgjithshëm në vend. Meshkujt vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta, duke përbërë 68.5 për qind të rasteve, ndërsa gratë 31.5 për qind. Në strukturën e përgjithshme dominojnë aksidentet me 82.2 për qind të rasteve, të ndjekura nga vetëvrasjet me 14.8 për qind dhe vrasjet me 2.9 për qind. Brenda kategorisë së aksidenteve, pjesën më të madhe e zënë vdekjet e shkaktuara nga dëmtime të tjera të rastësishme, ndërsa te vetëvrasjet forma më e shpeshtë mbetet varja, strangulimi dhe asfiksimi. Te vrasjet dominojnë rastet e shkaktuara nga përdorimi i armëve të zjarrit.

Ndaj / Сподели