Lajmi ditës

Videot që tronditën rrjetin, regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme!

Videot që tronditën rrjetin, regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme!

Pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime ku shfaqet kompozitori Adi Hila në momente private me persona të tjerë, regjisori dhe artisti Hervin Çuli, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale.Çuli shprehet kundër publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime, ndërsa fokusohet te pasojat që, sipas tij, kjo situatë ka sjellë për familjarët dhe personat e përfshirë.

Në shkrimin e tij, ai kërkon që videot dhe imazhet të mos vijojnë të qarkullojnë dhe që personat e përfshirë të mos gjykohen për jetën e tyre private.

“Lëreni të qetë Klaudia Mikeli- Hilën! Une e njoh Klaudia Mikelin-Hilēn qysh prej rinisë së hershme.Ishim komshinj dhe studentë në Akademinë e Arteve. Vajzë e një familje shkodrane të shkëlqyer, me një ëmbëlsi dhe personalitet të jashtëzakonshëm.

Në kohën që u dashurua me Adi Hilën besoj kam qënë nga njerzit më pranë tyre. Na lidhi Akademia dhe aspiratat e mëdha për artin. Adi kishte rënë në dashuri me Klaudian dhe shumë biseda i ndanim në shtëpinë time. Disa kohë më pas, pamvarësisht nga disa ngerçe që mesa kujtoj kishin të bënin me një lloj frike te Klaudias dhe familjes së saj, mardhenia e tyre u bë e fortë! Ata u lidhen me njëri- tjetrin shpejt, jo vetem si të dashur, por si nje çift zyrtar.

Ndaj / Сподели