LAJME
Nisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit të Kryeqytetit”Nisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit të Kryeqytetit”
Lajmi ditës

Videoja skandaloze e Ben-Gvir, Italia kërkon nga BE sanksione kundër ministrit izraelit

Videoja skandaloze e Ben-Gvir, Italia kërkon nga BE sanksione kundër ministrit izraelit

Pamjet e publikuara nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir, ku pjesëmarrësit e flotiljes për Gazën shfaqen të keqtrajtuar nga forcat izraelite të sigurisë, duket se kanë qenë të tepërta edhe për Italinë e Giorgia Melonit, një nga vendet që ka mbrojtur më fort qeverinë e Benjamin Netanyahu ndaj sanksioneve të Bashkimit Europian.

“Në emër të qeverisë italiane sapo i kam kërkuar zyrtarisht Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas, që në diskutimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së të përfshihet miratimi i sanksioneve kundër ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Ben-Gvir, për aktet e papranueshme të kryera ndaj Flotiljes”, shkroi në X ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani. Ndërsa vetë Meloni e kishte dënuar tashmë trajtimin e aktivistëve të mërkurën.

Ben-Gvir ishte përfshirë më herët në listën e mundshme të sanksioneve të BE-së, së bashku me një tjetër ministër ekstremist, Bezalel Smotrich.

Të dy ishin pjesë e draftit të një pakete masash kufizuese kundër kolonëve izraelitë të dhunshëm në Bregun Perëndimor, por më pas u hoqën për të lehtësuar miratimin unanim të sanksioneve.

Ndaj / Сподели