Trafiku i anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit ka mbetur i ulët gjatë periudhës së fundit 24-orëshe, për shkak të pasigurive lidhur me një armëpushim të mundshëm mes SHBA-së dhe Iranit, transmeton Anadolu.
Tetë anije kaluan nga Gjiri Arab drejt Gjirit të Omanit ndërsa shtatë të tjera lëvizën në drejtimin e kundërt, nga lindja në perëndim.
Sipas të dhënave AIS, nga perëndimi drejt lindjes përmes ngushticës kaluan disa anije, përfshirë anijen iraniane të mallrave “Mehrsam 13709” që u nis nga Emiratet e Bashkuara Arabe, anijen indiane “Safina Al Yakub 1408” pranë porteve të EBA-së, cisternën e bitumit “Pacific Explorer” me flamur të Malit, anijen “Polaris” me flamur të Kamerunit, mjetin detar “Harapan Perdana IX” me flamur të Komoreve, cisternën “Musik” me flamur të Bahameve dhe anijen kontejner “MSC Francesca” me flamur të Panamasë.
