Lajmi ditës

Toshkovski akuzon komunën e Gostivarit për “kaosin me ujin e pijshëm”, ja deklarata e tij

Toshkovski akuzon komunën e Gostivarit për “kaosin me ujin e pijshëm”, ja deklarata e tij

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se ekipet e ekspertëve nga Qyteti i Shkupit tashmë ndodhen në terren në Gostivar, ku po analizojnë cilësinë e ujit dhe gjendjen e rrjetit të ujësjellësit, me qëllim që furnizimi me ujë të normalizohet sa më shpejt.
Sipas tij, do të merren mostra nga disa lokacione, pas së cilës do të përcaktohet gjendja reale dhe do të propozohen masat për rikthimin e sistemit në funksion normal.
“Informacioni fillestar që kam është se me shumë gjasë do të nevojitet hiperklorimi i sistemit, në mënyrë që rrjeti i ujësjellësit të rikthehet sa më shpejt në gjendje normale. Fillimisht uji duhet të bëhet i sigurt për përdorim teknik, e më pas edhe për konsum”, tha Toshkovski.
Ai theksoi se aktualisht uji në Gostivar nuk është i sigurt as për pije dhe as për përdorim teknik, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë me përpikëri rekomandimet e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

“I gjithë ky kaos është përgjegjësi e Komunës së Gostivarit dhe e organeve që veprojnë në kuadër të saj. Shteti është përfshirë për ta zgjidhur sa më shpejt këtë situatë dhe për të eliminuar problemin me të cilin po përballen qytetarët”, deklaroi Toshkovski.
Deklarata e ministrit vjen në kohën kur Qeveria ka shpallur gjendje krize 30-ditore në Komunën e Gostivarit, me qëllim koordinimin e institucioneve dhe rikthimin e furnizimit të sigurt me ujë për qytetarët.

Ndaj / Сподели