LAJME
Heshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëHeshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-së
Lajmi ditës

Tansu Çiller në 1997-tën: “Nëse Greqia sulmon Shqipërinë, Turqia do të jetë në Athinë për 24 orë”

Tansu Çiller në 1997-tën: “Nëse Greqia sulmon Shqipërinë, Turqia do të jetë në Athinë për 24 orë”

Ish-kryeministrja e Turqisë, Tansu Çiller, vazhdon të kujtohet nga shumë shqiptarë për qëndrimet e saj të forta në mbështetje të Shqipërisë gjatë viteve të trazuara të Ballkanit.
Sipas burimeve të ndryshme historike dhe raportimeve të kohës, në mars të vitit 1997, kur Shqipëria po përballej me krizën e rëndë të rendit dhe sigurisë, Çiller paralajmëroi Greqinë që të hiqte dorë nga çdo synim apo ndërhyrje ndaj integritetit territorial të Shqipërisë. Në disa dokumente dhe referenca të mëvonshme përmendet se ajo kishte deklaruar se Greqia duhet të harrojë çdo qëllim të keq ndaj Shqipërisë.
Një nga thëniet më të përhapura ndër vite është ajo se Tansu Çiller kishte paralajmëruar Athinën se, në rast të një sulmi ndaj Shqipërisë, ushtria turke do të mbërrinte në Athinë brenda 24 orëve. Megjithatë, kjo deklaratë nuk është gjetur e dokumentuar në burime zyrtare dhe mbetet e pakonfirmuar, edhe pse vazhdon të qarkullojë gjerësisht në opinionin publik shqiptar.
Në atë periudhë, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë ishin shumë të afërta, ndërsa Ankaraja konsiderohej një nga mbështetëset kryesore të shtetit shqiptar në aspektin diplomatik dhe ushtarak. Për shumë shqiptarë, emri i Tansu Çiller mbetet simbol i mbështetjes së Turqisë ndaj Shqipërisë në një nga momentet më të vështira të historisë së saj moderne.

Ndaj / Сподели