LAJME
Heshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëHeshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-së
Lajmi ditës

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë 15 milion franga në Zvicër

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë 15 milion franga në Zvicër

Në qytetin St. Gallen po planifikohet ndërtimi i një xhamie të madhe nga komuniteti shqiptaro-islam, projekt që pritet të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane. Sipas mediave zvicerane, iniciativa vjen nga organizata Islamische Gemeinschaft El-Hidaje, e cila prej dekadash operon një xhami më të vogël në periferi të qytetit.

Projekti parashikon ndërtimin e një objekti modern prej rreth 1000 metrash katrorë, me një kupolë të madhe prej xhami dhe hapësira që mund të strehojnë qindra besimtarë. Përveç sallës së lutjeve, objekti do të përfshijë edhe ambiente biznesi dhe një kafeteri të hapur edhe për jomyslimanët.Kostoja e ndërtimit të xhamisë vlerësohet rreth 10 milionë franga, ndërsa toka ku pritet të ndërtohet kap vlerën e rreth 5 milionë frangave, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse projekti është ende në fazë të hershme dhe nuk është dorëzuar ende kërkesa për leje ndërtimi, komuniteti shqiptar ka nisur prej kohësh mbledhjen e fondeve. Deri më tani janë siguruar rreth 3 milionë franga përmes donacioneve dhe aktiviteteve bamirëse.

Xhamia e re pritet të jetë ndër më të mëdhatë në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës.

Ndaj / Сподели