SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 53-vjeçari nga fshati Strimnicë, Komuna e Zhelinës, nën dyshimin për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”.Sipas policisë, incidenti ka ndodhur më 24 korrik 2026, në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë. I denoncuari po drejtonte një automjet të markës “Mercedes” dhe nuk është ndalur edhe pse një zyrtar policor i kishte dhënë urdhër për të ndaluar.Sipas kallëzimit, shoferi ka vazhduar lëvizjen dhe me automjetin e tij e ka goditur policin, në momentin kur ai po kryente detyrat zyrtare.
Lajmi ditës
Shoferi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe me “Mercedes” goditi një polic në Tetovë, ja detajet
