LAJME
Musk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!Gjendet pa shenja jete ministri i ekonomisë në një hotel në këtë shtet, ja detajet! (FOTO)Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropianMusk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!Gjendet pa shenja jete ministri i ekonomisë në një hotel në këtë shtet, ja detajet! (FOTO)Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian
Lajmi ditës

Sánchez i kërkon BE-së të veprojë: Mos qëndroni spektatorë për Gazën

Sánchez i kërkon BE-së të veprojë: Mos qëndroni spektatorë për Gazën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez i bëri thirrje Komisionit Evropian të ndërmarrë hapa për të mbrojtur pavarësinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) dhe OKB-së si dhe veprimet e tyre për t’i dhënë fund gjenocidit në Gaza, transmeton Anadolu.

“I kërkojmë Komisionit të aktivizojë Instrumentin Kundër Shtrëngimit, për të mbrojtur pavarësinë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara si dhe veprimet e tyre për t’i dhënë fund gjenocidit në Gaza”, tha Sanchez në platformën sociale amerikane X.

Ai tha se Spanja “nuk do të qëndrojë indiferente” dhe paralajmëroi se sanksionimi i atyre që mbrojnë drejtësinë ndërkombëtare rrezikon sistemin e të drejtave të njeriut.

“BE-ja nuk mund të mbetet një spektatore përballë kësaj përndjekjeje”, shtoi ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, ushtria izraelite ka vrarë mbi 72.600 persona, shumica gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 172 mijë në sulmet vdekjeprurëse në Gaza që nga tetori 2023.

Pavarësisht një armëpushimi në fuqi që nga tetori i kaluar, Izraeli ka refuzuar të lejojë sasinë e dakorduar të ndihmave humanitare në enklavë, ku rreth 2.4 milionë palestinezë, përfshirë 1.5 milion të zhvendosur, përballen me kushte të rënda humanitare.

Ndaj / Сподели