Një fotografi e publikuar sot në rrjetet sociale ku shihen kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka ngjallur reagime dhe komente të shumta online, shkruan Tema.mk.
Vëmendje të veçantë ka marrë detaji i një “rruze” (aksesor simbolik) që ambasadori Meidani shihet se e mban në këmbë, ndryshe nga kryeministri Rama, i cili shpesh është parë me aksesorë të ngjashëm në dorë në paraqitjet publike.
Ky detaj ka hapur diskutime dhe krahasime në rrjetet sociale, ku disa përdorues e kanë interpretuar si stil të ngjashëm mes dy figurave publike, ndërsa të tjerë e konsiderojnë thjesht një zgjedhje personale estetike pa ndonjë domethënie të veçant./Tema.mk/
